Paraditën e sotme bëhet me dije se policia e Vlorës u gjend në spitalin ku ishte i shtruar i plagosuri dhe shënjestra e atenatit mafioz që ndodhi mesditën e 17 Shkurtit në Vlorë.

Gjatë arrestimit burime nga policia bëjnë me dije se Armando Sulejmanit iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin A.S., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Për arsye hetimi nuk japim detaje të tjera.”

Ndërkohë nga hetimet e policisë rezulton se Armando Sulejmani  është një emër i njohur, si person i skeduar më herët nga policia.

Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”. Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim. Mësohet se Armando Sulejmani është dënuar me 20 vite burg për kryerjen e një vrasje, ndërkohë që ai ka fituar lirinë në vitin 2016.