Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një shqiptar është ekzekutuar mesnatën e kaluar.
Mediat greke shkruajnë se ai është 36 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.
Shqiptari është gjetur pa jetë pas mesnate, në orën 00:30 midis rrugëve “Makri” dhe “Parnithos”, në lagjen “Kipseli” Athinë.
Sipas policisë greke ai ishte qëlluar me plumb në kokë.
Dyshimet e para janë për larje hesapesh, ndërkohë që policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda po hetojnë ngjarjen.