Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e 27 Nëntorit në ishullin Rodos në Greqi ku studentja 20-vjeçare greke Eleni Topaudhi u dhunua deri në vdekje dhe më pas trupi i saj i pajetë u hodh në Ishull nga një 19-vjeçar shqiptar dhe 21-vjeçar grek. 

Policia greke vuri në pranga Aleksandër Lucin dhe Manolis Kokouras dhe nisi menjëherë hetimet që çuan në ngjarjen makabër.  

Disa javë më vonë 19-vjeçari shqiptar deklaroi në polici se ishte dhunuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë grekë, çka bëri më pas dhe transferimin e tij në burgun e Grevenas, pikërisht në të njëjtën qeli me bashkëpuntorin e tij në krim.   

Rikujtojmë se gjatë dëshmive të dy të rinjve ato fajësonin njërit-tjetrin, ku greku deklaronte se shqiptari kishte kryer gjithçka. Të dy të rinjtë ndodhen të izoluar nën masa të rrepta sigurie dhe sipas asaj që kanë thënë gardianët, duket se dy të rinjtë nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin, madje kanë marrëdhënie të mira. 

Mendohet se kjo lëvizje e autoriteteve greke ka ndodhur, pasi është parë si taktikë e hetuesve për të zbuluar detaje të reja mbi mgjarjen në fjalë.