Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bradashesh, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë ku janë përplasur tri automjete. Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mjeti tip “Benz” me targa AA 641 PU, me drejtues shtetasin H.F., 24 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, Peqin, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 362 TR me drejtues shtetasin A.K., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. 

Automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.