Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Pas devijimit nga rruga, mjeti tip “Ford” është përplasur me murin e një lokali në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë një çift bashkëshortësh, që udhëtoni në makinë.

Informacion Paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan, shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook