Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Dinamos, ku një automjet përplasi një 65-vjeçare me inicialet R.H. 

E moshuara është dërguar menjëherë në spitalin Kirurgjik për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë, polica bën me dije se automjetin tip Citroen me targë AA 775 MS e drejtonte një 23-vjeçar me inicialet G.GJ.

Policia po heton për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook