Një shpërthim i fuqishëm mësohet të ketë ndodhur në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.

Sakaq policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur.

Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikses dhe policise ndodhen në vendgjare.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet ne njoftimin e policisë.