Elvana Gjata mbrëmë ka mbajtur koncert me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Koncerti ishte organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj. Elvana ka kënduar disa prej hiteve të saj dhe publiku u elektrizua nga performanca e saj e magjishme.

Përveç koncertit, Elvana ka dhënë dhe një intervistë, ku ka rrëfyer emocionet e saj por një detaj na bëri përshtypje dhe bëhet fjalë pikërisht për unazën e diamantit që mungonte në gishtin e saj.

Të gjithë e mbajmë mend kur në një intervistë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, pas jetesës në SHBA, gazetarit dhe gjithë publikut i ra në sy unaza e diamantit që këngëtarja mbante në gisht.

E pyetur për këtë dhuratë luksoze, 32-vjeçarja u përpoq t’i bënte bisht pyetjes duke bërë shaka me përgjigjen klishe që thonë personazhet publikë në intervista që jetën private e kanë të shenjtë dhe duan ta mbajnë private, ndonëse nuk hezitoi të pohonte se gjithçka po i shkonte për mrekulli.