Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar sot këngën e saj më të re me titull “Tavolina e mërzisë”.

Kënga është punuar nga Armend Rexhepagiqi, Aida Bajraku dhe orkestrim të Darko Dimitrov.

Në videoklip Elvana shfaqet me një look të thjeshtë, në natyrë duke sjellë një imazh shumë qetësues për syrin dhe emocionues në të njëjtën kohë.