Inspektorët e Antikorrupsionit kanë nisur kontrollet në Ministrinë e Arsimit. 

Mësohet se shkak i kontrollove janë bërë disa emërime dhe vendime të fundit nga ana e Ministres Teknike, Mirela Karabina.

Sipas raportimeve burime pranë kësaj ministrie bëjnë me dije se Karabina ka shkelur rëndë ligjet duke vepruar akte të rënda korruptive.

Gjithashtu mësohet se provat për këtë gjë janë të patjetërsueshme, edhe nevojiten hetime të hollësishme për ti faktuar shkeljet e Ministres.

Me sa duket Ministria e Arsimit nuk do të mund të shijojë pushimet verore pasi do të punojë intensivisht, çdo ditë, për të zbardhur dyshimet e ngritura, të cilat nëse provohen do të krijonin telashe për Ministren Teknike, Mirela Karabina, e cila duhet të ishte larguar nga detyra në 26 qershor, në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.