Në seancën plenare të ditës së sotme vendimi i Presidentit Meta mori shumicë votash, duke shkarkuar kështu Ditmir Bushatin, nga posti i minsitrit të Jashtëm, dhe duke emëruar kështu Edi Ramën në këtë post.

Në lidhje me këtë votim ka reaguar dhe djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha i cili ironizoi emërimin e Kryeministrit Rama.

Në një postim në Facebook Shkëlzen Berisha shkroi “Padite e Rames per Gjyk Kusht janë si ajo shprehja: peshku ne det e tigani ne zjarr. Rama eshte si patatja🎵Edhe buke edhe gjellë”.

Ndërkohë që nuk ka ngurruar të komentojë gjithashtu edhe paralajmërimin e Ramës se do padisë presidentit Meta për mos dekretimin e Gent Cakës sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese.