Një aksident i rëndë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Muzhak, përgjatë aksit rrugor Burrel-Komsi.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe më pas ka dalë nga rruga duke goditur tre persona, që po lëviznin në trotuar.

Sipas raportimeve, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend 28-vjeçari Gentian Hani, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Policia njofton se gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë edhe 35-vjeçari Alfred Balla, ndërsa personi tjetër i plagosur, 17-vjeçari me iniciale A.H, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se në timon qëndronte një 15 vjeçar me inicialet Xh.N.

Pak momente pas aksidentit, në polici është paraqitur pronari i mjetit G.N., 50 vjeç dhe sipas uniformave blu ai shoqërohej nga djali i tij. Grupi hetimor ende po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook