Një aksident tragjik në autostradën Athinë-Lamia në Greqi i ka marrë jetën dy shqiptarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:40 të mëngjesit të sotëm, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit: Spiro Guri, 60-vjeç dhe Dhimitër Pabuko, 65-vjeç.

Nga aksidenti gjithashtu ka mbetur e plagosur shtetasja Balerina Guri, që thuhet se është e bija e 60-vjeçarit të ndjerë Spiro Guri.

Mediat greke kanë publikuar videon kur shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur dy makina duke i shkatërruar plotësisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook