Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarët në zonën e Abano Terme në Padova për vjedhje të bizuterive dhe sendeve të çmuara.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët kishin vjedhur më shumë se 130 bizhuteri ari dhe argjenti, dhe aksesorë të tjerë me vlerë.

Shqiptarët e arrestuar janë Xhuljan Jakaji, 24 vjeç dhe Artur Donaj, 27 vjeç.

Ata përdornin dy automjete të ndryshme, një Fiat dhe një Toyota, kur shkonin për të vjedhur shtëpitë.

Gjatë aksionit të bërë për arrestimin e tyre, policia gjeti disa prej bizhuterive të vjedhura.

Shqiptarët ishin identifikuar nga kamerat e sigurisë së rrugëve dhe banesave, ndërsa bëhet e ditur se vlera e sendeve të vjedhura ishte mbi 2500 euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook