Babë e bir janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të kapur me arsenal armësh dhe municionesh në banesë.

Mbrëmjen e djeshme, e diel, u finalizua operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.

Efektivët e komisariatit nr.5 vunë në pranga Azis Xhini, 70 vjeç dhe djalin e tij Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz.

Për dy të dyshuarit policia kishte siguruar informacion se mbanin sende të paligjshme, ku gjatë kontrollit në banesë iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, një pistoletë, një automatik, 460 fishekë arme të gjatë, 38 fishekë pistolete, tre krehëra automatiku, 7 krehëra pistolete, vula rrethore dhe drejtkëndore dhe kuti boje për vula.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim.

TiranëVijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 1. Oktober 2018