Policia Kufitare ka kryer një operacion në bashkëpunim me SHÇBA ku ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin  në bashkëpunim me SHÇBA-në, në doganën e Qafë Prushit, kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

Agim Malaj 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit  me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Asim Çuni, 48 vjeç,  banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook