Karabinierët e stacionit Misano Adriatico, në fund të hetimeve në kuadër të luftës kundër shpërndarjes narkotike kanë arrestuar 3 persona, që konsideroheshin maja e një rrjeti të gjerë droge.

Sipas burimeve, hetimika filluar në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit të gjithë shqiptarë, u zbuluan duke udhëtuar midis Riccione dhe Cattolica për të furnizuar konsumatorët.

Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat.

E veçanta ishte se, klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri dhe, nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit. Gjatë hetimit, karabinierët kryen gjithashtu 4 arrestime në flagrancë ndërsa shpërndahej droga.

Në pranga përfunduan Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeçe, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç të cilët kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre.

Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve. Gjatë arrestimit u sekuestruan 30 gram kokainë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook