Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar 2 persona të cilët përbënin rrezik në drejtimin e mjetit.

Në 33-vjeçar është ndaluar në gjëndje të dehur, duke u përplasur me një shtyllë. Shtetasi tjetër ka thyer ligjin duke mos iu bindur policisë.

Policia njofton se:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

Indrit Muça, 33 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Cërrik duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke u përplasur me një shtyllë anësore të rrugës.  Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Nderkohë që është arrstiuar edhe Klodjan Hazizolli, 23 vjeç banues në fshatin Katund i Ri Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal të datës 19.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rikthehen atentatet ndaj fisit Çapja, persona të paidentifikuar breshëri plumbash në drejtim të tyre