Kanë përfunduar në pranga dy të rinjtë të cilët në pak orë kryen një sërë vjedhjesh në Shijak.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Shijak finalizojnë më sukses operacionin e koduar ”Flash”, ku u prangosen autoret e tre vjedhjeve te banesave me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut dhe një vjedhje motori në Tiranë nje dite me pare.

Janë arrestuar dy shtetas, të cilët një ditë më parë kanë vjedhur më thyerje banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.

Janë arrestuar shtetasit:

• Florjan Rushiti 29 vjeç, banues në Shijak;

•Serxho Llaftiu 22 vjeç, banues në Shijak, I dënuar më parë për vjedhje.

Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:

1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.

2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.

3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Shijak/ Një person humb jetën teksa peshkonte në lumin Erzen, ja dyshimet e para

4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për trnasportimin e sendeve të vjedhura.

2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.

3. Katër biçikleta.

4. Dy televizorë të markave të ndryshme.

5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.

6. Tetë disqe alumini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja “dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”parashikuar në nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook