Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mëzez, ku 37-vjeçari ka rrahur babain e tij 69-vjeçar.

I ati Mhill Rica ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore e ndërsa Florian Rica është shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë.

Bëhet e ditur se Floriani dyshohet se është me probleme mendore. Pasi e ka rrahur 37-vjeçari ka tentuar ta hudhë të atin nga ballkoni.

Informacioni paraprak

Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr.6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook