Policia italiane pas një hetim policor në Caserta, në Via Novelli mëngjesin e sotëm ka arrestuar në një lokal një shqiptar.

Më pas prokuroria ka arrestuar gjithashtu dhe tre shqiptarë të tjerë, të cilët akuzohen për vjedhje.

Mediat italiane raportojnë se në fillim është arrestuar 29-vjeçari Artur Gega, i cili është plagosur disa kohë më parë në Itali.

Në një deklaratë të prokurorisë Italiane thuhet se në 3 nëntor, pas një bastisje shtëpie kryer në një fermë në Ortona, skuadra Flying i Chieti ka kapur katër shtetas shqiptarë, duke përfshirë edhe të lartpërmendurin Artur Gega.

Në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi e madhe me objekte të çmuara si bizhuteri, pjesë ari, orë, syze të shtrenjta, si dhe 2.000 euro.

Në lidhje me këto krimin, Prokuroria kishte kërkuar zbatimin e masës arrest në burg, Ervis Osmani, Alfons Bushi dhe një shqiptar tjetër që emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook