Fenomeni i hakmarrjes me protagonistë shqiptarët, ka goditur edhe në Gjermani.

Mediat gjermane njoftojnë se Policia e Erbach po heton vrasjen e një 19-vjeçarit shqiptar Xhoi Musaj.

Përpara gjykatës së rrethit të Ulmit ka dalë një burrë shqiptar, i cili me sa duket donte të hakmerrej për xhaxhain.

Viktima, Xhoi Musaj

Në maj të vitit 2017 policia pasi u njoftua nga një peshkatar gjeti trupi e një 19-vjeçari nga Shqipëria.

I riu shqiptar ishte “joshur” deri tek liqeni dhe atje është vrarë duke u goditur me çekiç në kokë. Vrasja thonë prokurorët ishte “vazhdimi i një hakmarrjeje”.

Historia nisi në malet e Shqipërisë së veriut.  Nga kjo e hënë, një 46 vjeçar nga Shqipëria me shtetësi gjermane duhet të përgjigjet për vrasje në gjykatën e rrethit Ulm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook