Në fshatin Drizë policia ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar pasi drejtonte mjetin në gjëndje të pirë.

Personi në fjalë, Bexhet Buzi duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim” ku përveç drejtuesit është dëmtuar dhe pasagjeti me inicialet R.H, 25  vjeç, banues në fshatin Gorishovë.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier, e ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Pritet që drejtuesi të përballet me akuzat “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook