Policia e Durrësit ka arrestuar një 65-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me mbi 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale” ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Grabitet me armë posta sekrete e prokurorisë në Durrës