Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me armë zjarri të ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës, pasditen e sotme, ku u ekzekutuan dy të rinj.

Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se një prej viktimave është shtetasi, Zamir Latifi, 23-vjeç. 

Viktima e dytë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë është shtetasi M.Xh.

Ngjarja e rëndë e cila tronditi qytetin e Lushnjës, ndodhi rreth orës 18:00, në lagjen “Loni Dhamo”, ku dëshmitarë të shumtë nga vendngjarja raportuan për të shtëna me armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook