Ngjarja ka ndodhur në fshatin Levan të Fierit, ku policia ka arrestuar 57-vjeçarin i cili ishte duke kërcënuar dhëndrin e tij me armë.

Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar në fshatin Levan, pasi ka kanosur dhëndrrin e tij me armë gjahu.

Rrahman Leka ra në prangat e policisë pasi për motive pronësie, ka kanosur dhëndrrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu,” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook