Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se ministri i Ramës që është fotografuar në Vlorë me Habilajt është Damian Gjiknuri.

Qytetari i shkruan Berishës se Gjiknuri bashkë me Habilajt uleshin për dreka e darka gjatë fushatës elektorale, madje këta të fundit kanë edhe regjistrime duke i ofruar para në dorë ministrit të Energjitikës.

Statusi i Berishës
Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook