Një 40-vjeçar nga Kukësi ka rënë nq pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Muhamet Gërmizi, banues në fshatin Bardhoc.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia Rrugore.

Më datë 26.12.2017, Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Muhamet Gërmizi, 40 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në hyrje të tregut të qytetit të Kukësit, është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin tip autoveturë “A Class”, në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook