DIBER

Një 35-vjeçar ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zerqan të rrethit të Bulqizës.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Dualajm” se i plagosuri është Rogert Ceka. Ky i fundit është dërguar menjëherë me helikopter drejt Tiranës.

Caka nuk është elektricist. Mësohet se ai kishte hipur në shtyllën e tensinit për të rregulluar një tel, mirëpo ka rënë aksidentalisht në tokë.