Ardi Veliu prezantoi sot drejtuesin e ri të policisë së Tiranës, në kuadër të valëve të ndryshimeve që paralajmëroi se do të ndodhnin.

Kreu i Policisë së Shtetit ia besoi drejtimin e policisë së Tiranës, Kastriot Skënderajt, për të cilin shprehu bindjen se do ta përmbushte këtë detyrë me sukses.

Veliu vlerësoi integritetin dhe profesionalizmin e treguar në detyrat e mëparëshme, ndaj dhe shprehu bindjen e plotë për një vijimësi po aq të frytshme të Skënderajt.

Në vijim, Veliu falenderoi efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për përkushtimin që kanë treguar gjatë kohës që ai ishte në krye të Policisë Vendore dhe u kërkoi që rezultatet e arritura t’i rritin më tej, nën drejtimin e zotit Skënderaj.

Skenderaj ka falenderuar Drejtorin e Pergjithshëm për besimin dhe mbështetjen, duke e siguruar se së bashku me ekipin, do të përmbushin objektivat e reja që tashmë ka Policia e Shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook