Një efektiv i policisë është gjendur i pajetë në lumin Kir të Shkodrës gjatë ditës së sotme.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Dedë Shkalla, efektiv policie në këtë qytet.

Nga të dhënat paraprake ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook