Një trup i pajetë është gjetur gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës.

Policia sqaron se viktima është identifikuar si Vangjush Prifti, i cili u gjet në lagjen 9 të qytetit.

Dyshohet se 37-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotikëve, pasi në banesën e pabanuar ku u gjet i trupi i tij i pajetë kishte edhe shiringa.

Gjithashtu policia raportoi se 37-vjeçari ka qenë në burg disa herë.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook