Policia ka arrestuar një 31-vjeçar pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në qytetin e Elbasanit.

Samir Hida, banues në lagjen “11 Nëntori”, përfundoi në pranga pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, duke vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit A.Q, duke marrë një televizor, një fshesë korenti, një sobë dhe një karrocë dore.

 Nga veprimet e kryera  nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet  se ky shtetas është edhe autor i katër  vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

-Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”,  Elbasan,  ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.

-Po në lagjen ” Brigada 17 Sulmuese”,  ka vjedhur kasetofonin të mjetit tip “Audi” në pronësi  të shtetasit S.S.

-Në lagjen “Partizani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç,  ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.

-Në lagjen “Aqif Pasha”,  Elbasan ka vjedhur disa matësa të ujit në një pallat.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Internet nuk do ketë vetëm në Tokë, gati projekti për instalimit e rrjetit 4G në Hënë