Identifikohet 39-vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë ditën e djeshme në Torino të Italisë.

Mediat italiane thanë se emri i tij është Shpëtim Frashëri 39 vjeç. Shqiptari u ekzekutua me dy plumba nga dy persona ende të paidentifikuar.

Dy autorët qëlluan me armë të kalibrit të madh 39-vjeçarin. Shpëtim Frashëri u dërgua në spital, por fatkeqësisht aty ndërroi jetë.

Hetuesit janë duke kërkuar të dhëna për autorët dhe për viktimën, ndërsa ky i fundit raportohet se jetonte prej shumë vitesh në Itali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook