[ngg_images source=”galleries” container_ids=”194″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin anti-drogë “Shpërndarësi” duke arrestuar një 22-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi iu sekuestrua një sasi kanabisi.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Dibrës bnë pranga ka rënë shtetasi Jurgen Muça, banues në njësinë administrative Tomin, Dibër, i cili ishte në kërkim nga policia për kultivimin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën narkotike të prodhuar e shpërndante në ambientet e jashtme të shkollave dhe lokale.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. dhe me Prokurorinë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin për kontrollin e banesës dhe kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit efektivët e policisë me datë 10.10.2017, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në njësinë Administrative Tomin-Dibër, ku në oborrin e banesës kanë gjetur të kultivuar një bimë e dyshuar narkotike, ndërsa gjatë kontrollit brenda banesës kanë konstatuar dhe sekuestruar një sasi prej rreth 400 gramë lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi J. M, i cili në momentin e kontrollit të banesës nga policia nuk ndodhej në banesë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Sekuestrohen 32.4 kg drogë në një dyqan në Durrës, shpallet në kërkim pronari

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 10.10.2017, ku u kap dhe u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook