Gjatë një kontrolli në shtëpinë e një biznesmeni vlonjat, policia ka gjetur një sasi të madhe droge.

Prokuroria e Vlorës bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së Shahin Zanajt u gjetën sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur çokollate cannabis.

Njoftimi i prokurorisë 

Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.

Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme.

Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook