Sipër një makine ose në pushime, me një iguanë në shpatull dhe puro në dorë. Në Facebook tregon “jetë të mirë”.

Ismail Rebeshi, narkotrafikanti më i madh në Viterbo në Itali, ishte i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar.

Lindur më 23 maj, 35 vjet më parë, ai ka jetuar gjatë në kryeqytetin e krahinës, në Tuscia.

“Nën mbulesën e dy aktiviteteve në dukje të rregullta, pasi ishte pronar i një klubi nate dhe menaxher i një depoje makinash, ai kishte një rol mbizotërues në trafikun e drogës në qendër të Italisë”, nënvizojnë karabinierët që arrestuan shqiptarin të hënën.

Në Viterbo dhe krahinë, Rebeshin e njihnin shumë. Mbi të gjitha me pseudonimin e tij, Ermal. “E njihja, por vetëm e kisha parë”, thotë një fqinj një ditë pas arrestimit të 35-vjeçarit. “Ai lëvizte shpesh gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha orët, por ishte një tip që nuk fliste”, shtoi ai.

Operacioni i koduar “Ichnos” përfundoi me dërgimin në qelitë e burgut Mammagialla të Rebeshit.

Hetimet kanë zbuluar se 35 vjeçari ishte një nga katër furnizuesit kryesorë të bandës sardiniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu. I pari ka kaluar 26 vite të jetës së tij në burg për vrasjen e babait, i dyti është arrestuar tashmë.

“Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepruan gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj. Trafikimi i drogës ishte shpërndarë në ishull dhe kishte kontakte me furnizuesit në Itali, Kolumbi dhe Shqipëri”, thotë hetuesi.

LEXO EDHE:  “Poker i jashtligjshëm dhe kokainë”/ Policia bën "namin" në Tiranë. Bllokohen 2 kazino... (FOTO

Rebeshi u arrestua të hënën nga policia në Carbonia me 3 persona të tjerë, ndërsa një i katërt është në kërkim pasi ndodhet jashtë Italisë.

“Rebeshi furnizoi grupin sardian kryesisht me kokainë, por heroina nuk mungonte” – thekson kapitenja Lucia Dilio. Heroina erdhi nga Siria, por ajo kurrë nuk shkoi në destinacion, pasi policia e kapi në kohë.

Nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, Rebeshi arriti të furnizonte grupin sardian me një 1 kg e gjysmë heroinë dhe 6 kilogram kokainë. Kokaina ishte e pastër në masën e 93%.

Në vetëm pesë muaj, midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, organizata do të kishte importuar rreth 85 kg drogë në Sardenjë. “Blerë nga tregtarët me shumicë në 3 milion e 400 mijë euro, në tregun me pakicë do të ketë sjellë 10 milionë euro”, nënvizoja policja.

“Kontakti ndërmjet Rebeshit dhe organizatës sardele ishte Ghisu. Ai e dinte mirë gjuhën e 35 vjeçarit shqiptar. E njihte mirë edhe Viterbon”, thekson ajo.

Historitë e shqiptarit me drogën nuk janë të reja, pasi kur ishte 22 vjeç, ai u kap me 1 kg kokainë me vlerë 50 mijë euro.

Për këtë krim, ai u dënua përfundimisht me tre vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë. Pesë vjet më vonë, në vitin 2010, Rebeshi përfundon sërish në pranga për trafikim ndërkombëtar të drogës. Ai u dënua dy vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë.