Gazetari Thimi Nika

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta gazetari, historiani e redaktori shqiptari Thimi Nika.

Lajmin e hidhur për këtë ikje e ka dhënë miqtë e i tij, Ardian Krasta dhe Agim Xhafka.

Arian Krasta shkruan për të ndjerin:

Thimi Nika, drejtori im i pare ne Radio Tirana i cili me mbeshteti qe diten e pare profesionalisht e njerezisht.

Largohet sot nga jeta me nje fitore te madhe: E kujtojme me respekt dhe mirenjohje sepse dinte te ishte i mire aty ku e keqja ishte menyre te menduari. Ishte i afte aty ku paaftesia ishte pergjigje.
Ishte i ndershem aty ku hileja eshte shtyse e ekzistence.

Te largohesh me Emrin e Mire dhe dashurine e atyre qe te njohen – Thimi Nika.

Agim Xhafka shkruan për të ndjerin:

Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndrrat. Bëri atë që dinte më mirë; askush të mos ia mësonte hallet e tij.

U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:

-Thimi na la.

Mbesa, sa pa hidhërimin tonë, pyeti:

-Çfarë profesioni kishte?

-Punonte shok, ashtu tërë jetën.-i thashë.

Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar, shef, drejtor, filatelist, historian, redaktor klasi, botues…

Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund, të këshillonte, të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.

LEXO EDHE:  Gazetari korçar publikon historinë dramatike të Lindës: Si përfundoi në krahët e Nikos, pasi djali rom që dashuronte...

Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Nëse do më duhet këshilla e tij, do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms, me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.

Lamtumirë shok e mik. Mos na harro,ore!”