Young man in handcuffs

Është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga drejtësia italiane.

Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e djeshme 45-vjeçarin Adriano Ademi, banues në Tiranë.

Gjykata e Pordenones në Itali e ka dënuar 45-vjeçarin me 9 vjet e 5 ditë burg më 18 shtator, por që shqiptari ishte arratisur në përpjekje për të mos e vuajtur dënimin në shtetin italian.

Adriano Ademi është dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

45-vjeçari do të ektradohet drejt Italisë nga Interpol Tirana.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook