Vihen në pranga nga policia e Podgoricës 11 trafikantë të lëndëve narkotike, mes tyre dhe shqiptari.

Ndue Pepaj nga Kopliku, ndër të arrestuarit, ishte koka e trafikut të drogës që u prangos së bashku me 10 pjestarë të tjerë në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi.

Sipas mediave shqiptari udhëhiqte trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike  në bashkëpunim me 10 personat e tjerë.

Gjatë harkut kohor të një viti grupit i janë sekuestruar 982 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1.2 kg heroinë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook