U ka kapur i shumëkërkuari, 46-vjeçari nga Lezha i cili disa vite më parë kreu vrasjen e dy vëllezërve për tu hakmarrë për të vëllain.

Martin Kaza, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 22 vite burg.

Specialistët e Interpolit ekstraduan nga Londra shtetasin, i cili kishte vrarë dy persona në qytetin e Laçit dhe ishte arratisur.

Njoftimi i policise 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.

Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg, për veprat penale ” ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook