Policia e Fushë-Krujës ka shoqëruar disa persona në lidhje me mjetin e shkrumbuar në të cilin u gjet i pajetë pas djegies trupi i një shtetasi nga Mitrovica.

Burime policore thanë se kanë marrë pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë pranë disa objekteve rrugës dhe pranë vendit ku u gjet makina e djegur.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u raportua dje rreth orës 14:00. Ka qënë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull.

Nga pamjet duket se në makinë janë dy persona, Xhavit Osmani nga Mitrovica dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ky person dyshohet se e ka vrarë dhe më pas djegur makinën bashkë me personin brenda.

Dyshimet janë se kufoma e seksit mashkull i përket Xhavit Osmanit nga Mitrovica, të cilin familjarët e kanë shpallur të zhdukur.

Pritet ADN-ja dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar nëse është kështu apo jo.

Ndërkohë policia ka zbuluar se makina është e Xhavit Osmanit, i cili disa ditë më parë ka hyrë nga Morina në Shqipëri.

Makina e shkrumbuar me trupin e njeriut brenda u gjet në anë të një are në Derven të Fushë Krujës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Mbërrin në Berat trupi i pajetë i 29-vjeçares që u vra barbarisht nga babai i saj