Policia e Sarandës ka indentifikuar trupin e karbonizuar të gjendur para pak orësh në një ashensor të një pallati ende në ndërtim.

Bëhet e ditur nga burimet e policisë se trupi i gjetur është i shtetasit Agim Proda, 58 vjeç, punonjës i ujësjellësit.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur në kushtet e depresionit.

Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook