Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë ku një person ka plagosur me mjet të fortë ish-dhëndrin e tij.

Konflikti ka ndodhur mes Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij S.M., rreth 25 vjeç, banues po në Kamenicë.

Gjatë konfliktit 54-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë ish-dhëndrin e tij i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për konflikte familjare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.