Një 48-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Qezi, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Q., 47 vjeçe.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook