Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia është një ndër artistet më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizzit.

Enca është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga jeta e saj. Për shkak të postimeve provokuese ajo merr shumë reagime nga ndjekësit e saj, por më të shumtë janë ato që e mbështesin në çdo moment, pra fansat e saj.

Këngëtarja e ka thënë shpesh që fansat kanë një rëndësi shumë të madhe për të dhe ditën e djeshme i ka dedikuar atyre disa fjalë në Instastory: “Ndjekësit e mi/mbështetësit janë më të mirët. Dua të përfundoj me një nga ju në të ardhmen”. Kujtojmë që Enca bën pjesë në listën e VIP-ave me më shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe kjo mund të jetë falë fansave të saj.