Kuvendi i Kosovës miratoi me 106 vota pro projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sot u hap rruga e formimit të ushtrisë së Kosovës, 10 vite pas shpalljes së Pavarësisë.

Pas ftesës së kryetarit të komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala për të votuar, nisi edhe votimi nen për nen i 45 amendamenteve përkatëse të tij.

“Me këtë votim, sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment kemi zyrtarisht ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga sot janë ushtarët e Kosovës. Urime ushtarë, nga sot gatitu!”, u shpreh kryeparlamentari Veseli duke mbyllur kështu seancën.