Shënohet aksidenti i 4 në pjesën veriore të Shqipërisë së pasojë e erërave të forta që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin.

Mësohet se një tjetër kamion është përmbysur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, konkretisht në vendin e quajtur “Qafë Qelë”.

Fatmirësisht nga përmbysja e kamionit nuk ka të lënduar.

Ndërkohë kujtojmë se 3 kamionë janë përmbysur për shkak të erës së fortë në rrethin e Lezhës.