Ditën e djeshme mediat shqiptare dhe ato kosovare raportuan se Era Istrefi do të jetë një ndër zërat zyrtar që do të këndojnë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë mamaja e këngëtares Suzana Istrefi e cila tha se kur e mori vesh këtë lajm u gëzua pa masë që në këtë kampionat edhe pse Shqipëria e Kosova nuk janë kualifikuar, shqiptarët nuk mungojnë.

Himni i cili është regjistruar e shfaq 23-vjeçaren duke kënduar së bashku me aktorin dhe këngëtarin e famshëm hollivudian Will Smith. Klipi që pritet të xhirohet ditën e nesërme do të lançohet më 25 maj, producent i së cilës është Dj Deeplo.

Ndërkohë Era ende po shijon suksesin e projektit të saj të fundit muzikor “Origami” në bashkëpunim me Dj e famshëm Maphorisa që prej 6 javësh është pozicionuar mjaft mirë në “The Top List”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook