Era Rusi është nga ato personazhe të njohur që në mediat rozë emri i saj pothuajse asnjëherë nuk përmendet. Pra për sa i përket jetës private ajo është hermetike.

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptarja ishte e ftuar në “E Diell”, ku dhe u ngacmua për jetën private. Era rrëfeu edhe një histori e cila, me sa duket, nuk ka shkuar siç duhej.

Meqenëse telefoni i saj ishte djegur, iu desh që të përdorte atë të shokut të saj për t’u marrë vesh me kolegët që do të shkonte në koncertin e radhës. Padashur, kishte harruar tualetet në makinë dhe i kërkon ‘Atij’ të zbresë (nga kati i shtatë i banesës) dhe të shkojë t’ia marrë, por i lutet t’ia lërë telefonin: “Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare”- rrëfeu këngëtarja.

Pasi shkuan afër vendit ku do të mbahej koncerti, Era ia kërkon sërish telefonin mikut të saj. “Atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhat e tjera, por ai jo… Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?” – bëri një pyetje retorike Era.